Praktika.al

Praktika.al Praktika.al është një platformë digjitale që lehtëson procesin e ndërmjetësimit të praktikave profesionale mes të rinjve dhe kompanive që operojnë në Shqipëri.

📌Gjatë datave 3–4 dhjetor, Horizont EU & Praktika.al, në bashkëpunim me Victory School, zhvilluan 4 seanca praktike traj...
09/12/2025

📌Gjatë datave 3–4 dhjetor, Horizont EU & Praktika.al, në bashkëpunim me Victory School, zhvilluan 4 seanca praktike trajnimi mbi përdorimin e portaleve e-Albania dhe Puna.gov.al.

Rreth 30 pjesëmarrës mbi 50 vjeç patën mundësinë të mësojnë hap-pas-hapi mënyrën e regjistrimit, menaxhimin e aplikimeve dhe përfitimin e shërbimeve elektronike. Trajneri i Praktika.al i udhëhoqi sesionet me demonstrime konkrete, duke krijuar një ambient interaktiv dhe mbështetës.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit “Aftësi Dixhitale për Përfshirje Sociale”, i zbatuar nga Horizont EU në partneritet me Praktika.al, me mbështetjen e AMSHC. Projekti synon të fuqizojë aftësitë digjitale të grupeve të marxhinalizuara në Lushnje dhe t’i afrojë më shumë me tregun e punës dhe mundësitë e vetëpunësimit.

🌐 Aftësi Dixhitale & Aftësi të Buta për një të Ardhme më të Mirë!Në qytetin e Lushnjes, është zhvilluar një trajnim për ...
10/11/2025

🌐 Aftësi Dixhitale & Aftësi të Buta për një të Ardhme më të Mirë!

Në qytetin e Lushnjes, është zhvilluar një trajnim për të rinjtë dhe grupet në nevojë, në kuadër të projektit “Aftësi Dixhitale për Përfshirje Sociale”, që po zbatohet nga Horizont EU në partneritet me Praktika.al, me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me:
💻 Përdorimin bazë të kompjuterit dhe internetit
🌍 Platformat publike online si www.puna.gov.al
– për kërkimin e vendeve të lira të punës, dhe www.e-albania.al
– për marrjen e dokumenteve zyrtare në mënyrë të shpejtë dhe pa kosto.
🔎 Përpunimin e informacionit – si të gjejnë, vlerësojnë dhe përdorin burimet online në mënyrë efektive.

Në fokus ishte edhe zhvillimi i aftësive të buta, thelbësore për integrimin në tregun e punës:
🗣️ Komunikimi efektiv – shprehja e qartë e ideve dhe dëgjimi aktiv
🤝 Puna në grup – bashkëpunimi i frytshëm me kolegët dhe ndarja e përgjegjësive

📢 Në Praktika.al besojmë se përmes fuqizimit dixhital dhe zhvillimit të aftësive personale, çdo individ ka mundësinë të ndërtojë një të ardhme më të mirë dhe më të përfshirë.

📍Në Lezhë, 15 gra kanë përfunduar me sukses një trajnim që i ka pajisur me njohuri dhe përvojë praktike për t’u integrua...
27/10/2025

📍Në Lezhë, 15 gra kanë përfunduar me sukses një trajnim që i ka pajisur me njohuri dhe përvojë praktike për t’u integruar në tregun e punës dhe për të përfituar nga mundësitë që ofron turizmi dhe sektori i shërbimeve.

🇪🇺 Me mbështetjen e Bashkimit Europian, ato zhvilluan aftësi punësimi dhe praktike në fushën e mikpritjes: nga kuzhina dhe shërbimi në restorant e bar, te recepsioni dhe mirëmbajtja.

💡 Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit “Nxitja e punësimit të denjë për të rinjtë dhe personat e papunë në zonën ndërkufitare Shqipëri – Mal i Zi”, financuar nga BE përmes IPA Cross-border Cooperation Programme Montenegro – Albania, dhe i zbatuar nga World Vision Albania me partnerë vendas e ndërkombëtarë.

Në Lezhë është zhvilluar një trajnim praktik për përmirësimin e aftësive të punësimit tek personat e papunë afatgjatë.📌G...
24/10/2025

Në Lezhë është zhvilluar një trajnim praktik për përmirësimin e aftësive të punësimit tek personat e papunë afatgjatë.

📌Gratë pjesëmarrëse mësuan si të menaxhojnë më mirë kohën, të vendosin prioritete dhe të jenë më produktive në përditshmëri.
ℹ️Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Nxitja e punësimit të denjë për të rinjtë dhe personat e papunë në zonën ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA Cross-border Cooperation Programme Montenegro - Albania, dhe zbatuar nga World Vision Albania, Agjencia e Punësimit në Mal të Zi, dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Në vijim të seancave prezantuese që ekipi i Praktika.al ka zhvilluar në shkollat profesionale, ka përfunduar edhe sesion...
16/10/2025

Në vijim të seancave prezantuese që ekipi i Praktika.al ka zhvilluar në shkollat profesionale, ka përfunduar edhe sesioni informues në 📍Shkollën Profesionale “Nazmi Rush*ti” në Dibër.

📌Në kuadër të misionit tonë për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies përmes integrimit të teknologjisë në procesin arsimor, gjatë këtij sesioni prezantuam platformën Mësovet dhe mënyrat se si ajo mund të mbështesë mësuesit dhe nxënësit në organizimin dhe ndarjen e materialeve mësimore.

Në kuadër të sesioneve prezantuese të platformës Mësovet, këtë herë ekipi i Praktika.al ishte në Shkollën Profesionale “...
14/10/2025

Në kuadër të sesioneve prezantuese të platformës Mësovet, këtë herë ekipi i Praktika.al ishte në Shkollën Profesionale “Stiliano Bandilli” në Berat.

📌Qëllimi i prezantimit ishte të shpjegonte funksionet e platformës Mësovet dhe mënyrën se si ajo ndihmon nxënësit gjatë procesit të të nxënit. Një prej avantazheve të saj është edhe mundësia e përdorimit përmes aplikacionit 'MësoVET', çka u mundëson nxënësve të zhvillojnë një pjesë të veprimtarive online.

Në vijim të sesioneve online të trajnimit mbi platformën MësoVET me shkollat e arsimit profesional, zhvilluam edhe seanc...
13/10/2025

Në vijim të sesioneve online të trajnimit mbi platformën MësoVET me shkollat e arsimit profesional, zhvilluam edhe seancën me Shkollën Profesionale Teknike Korçë, ku mori pjesë i gjithë stafi pedagogjik.

💻 Gjatë takimit u prezantuan veprimtaritë kryesore të platformës MësoVET dhe mënyrat se si ajo mbështet pedagogjinë digjitale në procesin mësimor.

💬 Një fokus i veçantë i takimit ishte edhe se si platforma ofron mundësi për dokumentimin e proceseve administrative të shkollës.

Në kuadër të seancave prezantuese që ekipi i Praktika.al ka zhvilluar, ndalesa e radhës ishte në 📍Shkollën Profesionale ...
09/10/2025

Në kuadër të seancave prezantuese që ekipi i Praktika.al ka zhvilluar, ndalesa e radhës ishte në 📍Shkollën Profesionale Teknike Korçë.

📌Në përputhje me një nga qëllimet tona kryesore, rritjen e cilësisë së mësimdhënies përmes përdorimit të teknologjisë në klasë, gjatë sesioneve informuese të zhvilluara në shkollë prezantuam platformën Mësovet dhe funksionalitetet e saj.

✅Këto seanca shërbyen gjithashtu për të inkurajuar zhvillimin e aftësive digjitale tek nxënësit, përmes kurseve të shkurtra online që ofron Praktika.al.

💻 Gjatë muajit që lamë pas, ekipi ynë zhvilloi disa sesione trajnimi online mbi platformën MësoVET me shkolla të arsimit...
07/10/2025

💻 Gjatë muajit që lamë pas, ekipi ynë zhvilloi disa sesione trajnimi online mbi platformën MësoVET me shkolla të arsimit profesional.

📍 Më 22 Shtator, u mbajt seanca me shkollën “Stiliano Bandilli”, Berat, ku mori pjesë i gjithë stafi pedagogjik.

📌Gjatë këtij takimi u prezantuan veprimtaritë kryesore të platformës MësoVET dhe mënyrat se si ajo mbështet pedagogjinë digjitale.

ℹ️Duke u bazuar në përvojat e mësuesve që kanë ndjekur trajnimet e paketës “Pedagogjia Digjitale” të ofruar nga Praktika.al, pjesëmarrësit ndanë eksperiencat e tyre dhe ofruan sugjerime për mënyrat se si platforma mund të shfrytëzohet më mirë në rolin e mësuesit.

Një nga veprimtaritë kryesore të Praktika.al është rritja e cilësisë së mësimdhënies përmes integrimit të teknologjisë 📲...
06/10/2025

Një nga veprimtaritë kryesore të Praktika.al është rritja e cilësisë së mësimdhënies përmes integrimit të teknologjisë 📲.

Në nisje të këtij viti shkollor, ekipi ynë zhvilloi seanca prezantuese të platformës Mësovet në 4 shkolla profesionale.

📍 Sesionet tona informuese nisën më 26 shtator, me ndalesën e parë në Shkollën Profesionale “Nazmi Rush*ti” Dibër.
Këto sesione u organizuan në të gjitha klasat, duke ofruar jo vetëm një prezantim të platformës dhe funksionaliteteve të saj, por edhe duke nxitur zhvillimin e aftësive digjitale 💡.

Address

Tirane
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Praktika.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Praktika.al:

Share