02/06/2026
Asociacioni i Kultures Shqiptare Islame
Të dashur vëllezër dhe motra të besimit islam,
Kanë mbetur edhe vetëm 11 ditë deri në tribunën e madhe fetare dhe bamirëse kushtuar ndërtimit të Xhamisë dhe Qendrës së Kulturës Islame Shqiptare në Pisa të Italisë.
Ky nuk është vetëm një projekt ndërtimi. Kjo është një vepër që do të mbetet dëshmi e besimit, unitetit dhe përkushtimit të shqiptarëve për brezat që do të vijnë.
Italia është një shtet me rreth 80 milionë banorë dhe miliona besimtarë myslimanë që jetojnë e punojnë në të. Megjithatë, xhamia që po ndërtohet në Pisa do të jetë vetëm xhamia e shtatë me status të plotë në gjithë territorin italian. Ky fakt tregon qartë rëndësinë historike dhe fetare të këtij projekti.
Për shumë vite, myslimanët në Itali janë falur në lokale të përshtatura, magazina apo qendra të improvizuara. Sot kemi mundësinë që së bashku të ndërtojmë një shtëpi të denjë të Zotit, një qendër që do t'i shërbejë jo vetëm adhurimit, por edhe edukimit, kulturës, ruajtjes së identitetit dhe afrimit të komunitetit.
Më 13 qershor 2026, nga ora 16:00, në Euro Hotel në Pisa, do të mblidhen hoxhallarë, intelektualë, biznesmenë dhe besimtarë nga vende të ndryshme të Europës për të dhënë mbështetjen e tyre për këtë mision të madh.
Ju ftojmë të merrni pjesë me familjet tuaja, të bëheni pjesë e kësaj dite të veçantë dhe të kontribuoni sipas mundësive tuaja. Çdo ndihmë, e vogël apo e madhe, është një gur në themelet e kësaj xhamie dhe një sadaka që vazhdon të japë fryte edhe pas nesh.
Mos mungoni në këtë takim historik.
Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që ndihmojnë në ndërtimin e shtëpive të Tij.
13 Qershor 2026
Ora 16:00
EURO HOTEL, Pisa – Itali
"Se bashku ndërtojmë shtëpinë e Zotit."
Ahmed Kalaja Dr. Shefqet Krasniqi Halil Kastrati Elvis Naçi
Hoxhë Fadil Musliu Tringa Berisha RTI Rtv Pendimi