NacajOne

NacajOne NacajOne - Nje website qe ju ndihmon ne internet!

Teknologjia është një koncept i gjërë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kont...
08/05/2016

Teknologjia është një koncept i gjërë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij. Një definicion i saktë për termin "Teknologji", sidoqoftë, nuk ekziston; "teknologjia" mund t'i referohet objekteve materiale që përdoren nga njeriu, siç janë makinat, harduerët ose enët, por mund të përfshijë edhe tema më të gjëra, përfshirë sistemet, metodat e organizimit, dhe teknikat. Ky term mund të aplikohet në përgjithësi ose në kategori specifike si p.sh: "teknologjia e konstruktimit", "teknologjia mjekësore", ose "teknologjinë e përkryer" (state-of-the-art).

Aplikimi i teknologjisë nga njerëzimi filloi me shëndrrimin e resurseve natyrale në vegla të thjeshta. Zbulimi i aftësisë të kontrollimit të zjarrit rriti burimet e ushqimit dhe zbulimi i rrotës ndihmoi njerëzit të udhëtonin dhe të kontrollonin ambientin e tyre. Zhvillimet e fundit të teknologjisë, përfshirë "shtypin", telefonin, dhe Internetin, kanë zvogëluar barrierat fizike të komunikimit dhe kanë lejuar njerëzit të komunikojnë në shkallë globale. Sidoqoftë, teknologjia nuk është përdorur vetëm për qëllime paqësore; zhvillimi i armëve me fuqi shkatërruese gjithmonë më të lartë ka ecur përgjatë historisë, nga armët më të thjeshta primitive në armët nukleare .

Teknologjia ka ndikuar shoqërinë në mënyra të ndryshme. Në shumë shoqëri, teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë (përfshirë ekonominë globale të ditëve të sotme) dhe ka lejuar rritjen e klasës shoqërëre të lirë (në aspektin e kohës dhe punës). Shumë procese teknologjike lirojnë produkte të padëshirueshme, të njohura si ndotje, dhe zbrazin resurset natyrore, në dëm të Tokës dhe Natyrës. Implementimet e ndryshme të teknologjisë ndikojnë në vlerat e shoqërisë dhe një teknologji e re shpesh shtron pyetje të reja etike. Shembujt përfshijnë rritjen e nocionit "efikasitet" në terme të produktivitetit njerzor, një term që fillimisht ishte aplikuar vetëm për makinat, dhe sfidat e normave tradicionale.

Debate filozofike janë ngritur nga përdorimi i teknologjisë në shoqëri, me mosmarrëveshje në çështjen "a i ndihmon teknologjia gjendjes së njeriut apo e përkeqëson atë?". Neo-Ludizmi, anarko-primitivizmi, dhe lëvizje të ngjajshme kritikojnë përhapjen e teknologjisë në botën moderne, duke pretenduar se e dëmton ambientin dhe njerëzit; propozuesit e ideologjive si transhumanizmi dhe tekno-progresivizmi e shohin përparimin teknologjik si të dobishëm për njerëzimin dhe gjendjen e njerut. Në fakt, deri vonë është menduar se zhvillimi i teknologjisë ishte i mundër vetëm për qeniet njerëzore, por studimet e reja tregojnë se primatët e tjerë dhe disa delfinë kanë zhvilluar vegla të thjeshta dhe kanë mësuar t'ia bartin ato gjeneratave të tjera.

06/03/2016

Samsung: S7 ka një veçori të fshehtë!

Ndryshe nga celularët e tjerë të mëparshëm të Samsung, në Galaxy S7 mund t’i instaloni në mënyrë të sigurt aplikacionet edhe në mikro-kartën SD.

Samsung kishte thënë se e kishte bllokuar këtë funksionalitet, për shkak se nuk dëshironte t’i hutonte poseduesit e celularit ose të dëmtoheshin instalimet e aplikacioneve kur karta të hiqej përderisa celulari ishte i ndezur.

Droid Life ka publikuar disa fotografi që e dëshmojnë se Samsung e ka sjellë këtë veçori në celularët Galaxy.

Sapo të instalohet një aplikacion, përdoruesit mund të shkojnë në Settings, Storage, dhe t’ia ndryshojnë vendin e instalimit nga hapësira interne në hapësirën e kartës.

Noizy -
12/02/2016

Noizy -

Address

Shkoder
Bajza
4306

Telephone

0674902638

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when NacajOne posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share