05/10/2022
Do mund të shohim mesazhet “sekrete”, 5 ndryshimet e mëdha që po përgatit “Whatsapp"
Drejtuesit e WhatsApp janë duke punuar për disa ndryshime të rëndësishme në aplikacion.
Aktualisht aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët.
Ja çfarë po vjen…
1. Një veçori e re që ju lejon të krijoni lidhje për t’u bashkuar me telefonatat (beta)
2. Aftësia për t’u fshehur kur jeni në linjë në WhatsApp (beta)
3. Një veçori që ju lejon të krijoni dhe ndani sondazhe në bisedat në grup (beta)
4. Një modalitet i ri i kamerës për të regjistruar lehtësisht video (në zhvillim)
5. Aftësia për të ruajtur Mesazhet që Zhduken si Mesazhe të Mbajtura (në zhvillim)
Kompania po punon për një funksion që ka për qëllim të përmirësojë nivelin e privatësisë së platformës së saj. Po punohet për një mjet që fshin çdo bashkëngjitje, imazh apo video, pasi marrësi ta ketë hapur atë. Pra një opsion i ngjashëm me fotot që dërgohen në Snapchat apo Instagram që vetë-fshihen. Një opsion shumë i dobishëm që do t'ju ndihmojë edhe të kurseni memorien e telefonit.