05/06/2026
Krenarë për kursantet tona!
Çdo aftësi e fituar është një hap më pranë suksesit dhe integrimit në tregun e punës. Jemi të lumtur që përkushtimi dhe dëshira për të mësuar e kursanteve tona po vlerësohen dhe promovohen nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.
👏 Elvira dhe Sidorela janë shembulli se si formimi profesional krijon mundësi reale për punësim dhe zhvillim në karrierë.
📚 Në Qendrën e Formimit Profesional Publik Elbasan, ne besojmë se investimi në dije dhe aftësi është investimi më i sigurt për të ardhmen.
Suksese vajzave tona në rrugëtimin e tyre profesional! 👏