31/08/2026
Njoftim pune - Asistent/e Finance
Argjiro GROUP është në kërkim të një Asistenti/e Finance për Departamentin e Sh*tjes, një pozicion kyç që mbështet proceset e faturimit, administrimit financiar të klientëve, raportimit të sh*tjeve dhe koordinimit të aktiviteteve ndërmjet sh*tjeve, financës dhe operacioneve.
✅ Përgjegjësitë kryesore
-Gjeneron fatura, lista transporti dhe dokumentacionin mbështetës për proceset e sh*tjes dhe shpërndarjes.
-Ndjek procesin e sh*tjeve online duke iu përgjigjur në kohë klientëve dhe duke u dhënë informacionin e detajuar mbi produktet deri në finalizimin e porosisë dhe përgatitjes së saj.
-Bashkëpunon ngushtë me ekipet e sh*tjes, magazinës, shpërndarjes dhe financës për të garantuar një proces efikas dhe korrekt të ekzekutimit të porosive.
-Merr pjesë në proceset periodike të inventarizimit dhe kontrollit të produkteve të gatshme.
-Komunikon me klientët dhe mbledh porositë e tyre.
🎯Kualifikimet e kërkuara
-Diplomë universitare në Financë, Administrim Biznesi, Ekonomik ose fusha të ngjashme.
-Përvojë pune në financë, administrim, sh*tje ose pozicione të ngjashme përbën avantazh.
-Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel dhe paketës Microsoft Office.
-Aftësi të mira analitike, vëmendje ndaj detajeve dhe organizim i lartë në punë.
-Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me klientë dhe ekipe të ndryshme brenda kompanisë.
-Integritet, korrektësi dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
💼Ne ofrojmë
-Kontratë pune me kohë të plotë dhe afat të pacaktuar.
-Mundësi zhvillimi profesional në një kompani në rritje.
-Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
-Trajnime dhe mundësi për avancim në karrierë.
🚀 APLIKO TANI
📍 Paraqitu në zyrat qendrore të Argjiro GROUP
(Rruga Nacionale Gjirokastër – Tepelenë km3, afër Liqenit të Viroit)
📞 Dërgo CV-n tënde në adresën [email protected] duke vendosur në subjekt: "Aplikim për Asistent Finance".
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejshme të procesit do të kontaktohen.
👉 Mos e humb këtë mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie në rritje!