Magbule Xhemaili Art

Magbule Xhemaili Art Official page of Magbule Xhemaili – visual artist, university lecturer, and art educator.

Showcasing paintings, exhibitions, artistic projects, publications, and over 25 years of creative practice.

16/08/2026

Një visitore e pa pritur në Ulqin! Faleminderit Tina

Të dashur miq dhe  artdashës,Me kënaqësi ju njoftoj se ekspozita ime personale „Kujtesa e një kohe“ është zgjatur dhe do...
13/08/2026

Të dashur miq dhe artdashës,
Me kënaqësi ju njoftoj se ekspozita ime personale „Kujtesa e një kohe“ është zgjatur dhe do të qëndrojë e hapur deri më 17 gusht 2026.
Të gjithë ata që ende nuk kanë pasur mundësi ta vizitojnë, janë të mirëpritur.
📍 Kulla e Balshajve – Qyteti i Vjetër, Ulqin
📅 Deri më 17 gusht 2026
Ju mirëpres!
Magbule Xhemaili

06/08/2026
05/08/2026

Muzeu i Vendit, Kalaja Ulqin Qendra Për Kulturë - Ulqin .ul

05/08/2026

Qendra Për Kulturë - Ulqin .ul

Ekspozitë personale...
02/08/2026

Ekspozitë personale...

Të nderuar miq, kolegë dhe familjarë.Me kënaqësi të veçantë ju ftoj në hapjen e ekspozitës sime personale:“Kujtesa e një...
02/08/2026

Të nderuar miq, kolegë dhe familjarë.
Me kënaqësi të veçantë ju ftoj në hapjen e ekspozitës sime personale:
“Kujtesa e një kohe”
Kuratore: Mersiha Resulbegoviq Mavriq

📅 Sonte, 2 gusht 2026
🕣 Ora 20:30
📍 Muzeu Vendor - Qyteti i Vjetër - Kalaja, Ulqin. Mali i Zi.

Ekspozita organizohet në kuadër të Skenës Verore të Ulqinit dhe do të qëndrojë e hapur nga 2 deri më 13 gusht 2026.
Prania juaj do të më nderonte dhe do ta bënte këtë mbrëmje edhe më të veçantë.
Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, Qendrës për Kulturë – Ulqin dhe Komunës së Ulqinit.
Mirë se vini!
Magbule Xhemaili

🔗 Me kënaqësi ndaj me ju katalogun zyrtar të ekspozitës grupore " EKZISTENCA 2 " – "Motiv nga Vendlindja" 2024Ky katalog...
25/06/2026

🔗 Me kënaqësi ndaj me ju katalogun zyrtar të ekspozitës grupore " EKZISTENCA 2 " – "Motiv nga Vendlindja" 2024

Ky katalog dokumenton veprat e artistëve pjesëmarrës dhe konceptin kuratorial të ekspozitës. Njëkohësisht, ai përfaqëson punën time si kuratore dhe autore e dizajnit grafik të këtij botimi.

Ju ftoj ta shfletoni online:

🔗 https://heyzine.com/flip-book/496244ff22.html

Ju falënderoj të gjithë artistët pjesëmarrës, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e artit për besimin dhe mbështetjen.

Titulli: “Ankth kolektiv”Këtë pikturë, në teknikën e monotipisë, e kam realizuar në lëndën e Grafikës, në vitin e dytë t...
03/04/2026

Titulli: “Ankth kolektiv”
Këtë pikturë, në teknikën e monotipisë, e kam realizuar në lëndën e Grafikës, në vitin e dytë të studimeve (1997–1998), në atelienë e prof. Xhevdet Xhafa, e frymëzuar nga ngjarjet që ndodhnin përditë gjatë luftës në Drenicë. Ishte një kohë e vështirë – fillimi i luftës në Kosovë – dhe studimet zhvilloheshin në kushte të improvizuara, në shtëpi-shkolla, ndërsa realiteti i luftës ishte vazhdimisht i pranishëm.

Në atë periudhë punoja shpesh koka burrash, si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj asaj që përjetoja, duke dëgjuar lajme dhe rrëfime nga kolegët e mi studentë. Përmes fytyrave të shtrembëruara dhe të mbivendosura në këtë vepër kam shprehur ankthin, frikën dhe pasigurinë e shqiptarëve gjatë asaj kohe.

Sa herë që e shoh këtë pikturë, më rikthehet emocioni i kohës kur e kam punuar, duke e bërë për mua një dëshmi të gjallë të asaj periudhe.

Kjo vepër artikulon një gjendje të fortë ankthi kolektiv, si përjetim i përbashkët i një kohe të trazuar, duke bartur njëkohësisht edhe dimensionin e qëndresës dhe shpresës.

Përmasat: 50x50cm, ndersa me paspature( 60x60cm)
Teknika: Monotipia në hamer (letër)
Ngjyra: vaj

Artist: Magbule Xhemaili
Title: “Collective Anxiety”
This painting, created using the monotype technique, was produced during my second year of studies (1997–1998) in the Graphics course, in the atelier of Professor Xhevdet Xhafa. It was inspired by the events that were unfolding daily during the war in Drenica. It was a difficult time – the beginning of the war in Kosovo – and studies were conducted under improvised conditions, in house-schools, while the reality of war was constantly present.
During that period, I often worked on male heads as a direct response to what I was experiencing, listening to news and accounts from my fellow students. Through distorted and overlapping faces in this work, I expressed the anxiety, fear, and insecurity of Albanians during that time.
Each time I look at this painting, it brings back the emotions of the time when I created it, making it for me a living testimony of that period.
This work articulates a strong state of collective anxiety, as a shared experience of a turbulent time, while simultaneously carrying a dimension of resistance and hope.
Dimensions: 50 × 50 cm (60 × 60 cm with mount)
Technique: Monotype on paper
Medium: Oil

Address

Lezhë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Magbule Xhemaili Art posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Magbule Xhemaili Art:

Shortcuts

Share