21/10/2026
Njoftim zyrtar
Gjatë pasdites së sotme, disa abonentë të One Albania hasën vështirësi të pjesshme dhe të përkohshme në aksesimin e disa faqeve të internetit, për shkak të një problemi teknik që zgjati rreth një orë e 30 minuta. Problematika është zgjidhur plotësisht dhe aksesi në faqet e prekura është rikthyer në normalitet në orën 17:30.
One Albania sqaron se ky problem ishte i natyrës teknike dhe nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet politike në vend. Raportimet mediatike që e lidhin këtë problematikë me situatën aktuale dhe politike janë të pavërteta.