Techi

Techi More than IT.

💡Did you know? ‱‱‱
02/03/2023

💡Did you know?
‱
‱
‱

Quote of the day   ‱‱‱
02/03/2023

Quote of the day
‱
‱
‱

Techi ofron pĂ«r biznesin tuaj:‱ Instalim dhe konfigurim tĂ« kamerave ‱ Akses tĂ« kamerave nga çdo pajisje si kompjuter, te...
01/03/2023

Techi ofron për biznesin tuaj:

‱ Instalim dhe konfigurim tĂ« kamerave
‱ Akses tĂ« kamerave nga çdo pajisje si kompjuter, telefon, tablet
‱ Support remote 24/7 pĂ«r probleme fizike dhe pĂ«r aplikacionet e kamerave

Ne kryejmë instalimin dhe konfigurimin e kamerave në telefonin tuaj. Aplikacionet që përdoren në telefon janë Dahua, Hikvision, XMeye etj. Ju asistojmë remote 24/7 në rast të problemeve fizike të kamerave që nuk shfaqen në NVR ose në aplikacionet që përdoren në telefon për të vëzhguar online kamerat.

Kontakto tani 👇
📞+355 69 43 25 942
⏩www.techi.al


đŸ’ŒEntrepreneur Club – 23 SHKURT 2023 💡 Techi ishte pjesĂ« e takimit tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sve Entrepreneur Club “40 under 40” organ...
27/02/2023

đŸ’ŒEntrepreneur Club – 23 SHKURT 2023
💡 Techi ishte pjesĂ« e takimit tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sve Entrepreneur Club “40 under 40” organizuar nga Bloconomy .
“Eksportin e produkteve dhe Klientin Global” ishte tema e radhĂ«s nĂ« takimet e pĂ«rmuajshme nĂ« “Entrepreneur Club”. Kjo temĂ« u propozua dhe drejtua nga Endrit Maçi, njĂ« prej sipĂ«rmarrĂ«sve tĂ« Klubit dhe themeluesi i Bauled dhe disa kompanive tĂ« tjera nĂ« ShqipĂ«ri.
Konceptet e trajnuara ishin:
💡Klienti ndĂ«rkombĂ«tar
💡MundĂ«sitĂ« e eksportit
💡Panairet ndĂ«rkombĂ«tare
💡Sfidat e eksportit etj.
Gjithashtu, në takim u njohëm me produktet e:
🎁Alexandra organic
🎁Tik-Tak
Aktiviteti u moderua nga Blerina Hoxha dhe Eldrion Zace.

Qoute of the day   ‱‱‱
21/02/2023

Qoute of the day
‱
‱
‱

Njihuni me Ekipin e TechiGersiol Salillari – IT SupportThe only constant in the technology industry is change.Gersioli k...
20/02/2023

Njihuni me Ekipin e Techi

Gersiol Salillari – IT Support
The only constant in the technology industry is change.

Gersioli ka pĂ«rfunduar studimet Bachelor “Inxhinieri Kompjuterike” pranĂ« Epoka University.
Pas kryerjes sĂ« njĂ« internshipi nĂ« fushĂ«n e programimit, me dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’u thelluar mĂ« shumĂ« nĂ« botĂ«n e IT-sĂ« vendosi t’i bashkohet ekipit tĂ« Techi shpk.
Ai di të komunikojë shumë mirë Anglisht dhe Italisht.

Njihuni me Ekipin e TechiFlorian Kadija- IT SupportIn our company, we all have 2 jobs: 1) to do our job and 2) to improv...
20/02/2023

Njihuni me Ekipin e Techi

Florian Kadija- IT Support
In our company, we all have 2 jobs: 1) to do our job and 2) to improve it

Florian ka studiuar Shkenca Kompjuterike pranë Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës.
Ai di të komunikojë shumë mirë Anglisht.
Ka ndjekur 6 vite not dhe 9 vite basketboll me ekipin Goga Basket dhe ushtron në mënyrë sistematike palestrën.
Ai ka interes pĂ«r t’u thelluar nĂ« fushĂ«n e informatikĂ«s dhe prandaj vendosi t’i bashkohet ekipit tĂ« Techi shpk.

Njihuni me Ekipin e TechiSonil Dauti- IT Support“Discipline is the bridge between goals and accomplishment.”Sonili ka pĂ«...
20/02/2023

Njihuni me Ekipin e Techi

Sonil Dauti- IT Support
“Discipline is the bridge between goals and accomplishment.”

Sonili ka pĂ«rfunduar studimet Bachelor “Teknologji Informacioni” pranĂ« Universitetit AleksandĂ«r Moisiu DurrĂ«s.
Ai ka ndjekur një sërë trajnimesh që fokusohen në start-up, plane biznesi, bootcamp-e të organizuara nga Junior Achievement, Tirana Business University, Universiteti Metropolitan i Tiranës si dhe trajnim në Java Language nga Crystal System.
Ndër të tjerash Sonili ka pasion editimin dhe dizajnim të reklamimeve dhe di të komunikojë shumë mirë Anglisht.
Hobet e tij janë futbolli, muzika dhe ndjekja e dokumentarëve për ushqimin dhe vende të ndryshme.
NĂ« kĂ«rkim tĂ« zgjerimit tĂ« njohurive dhe aftĂ«sive nĂ« fushĂ«n e teknologjisĂ« vendosi t’i bashkohet ekipit tĂ« Techi shpk.

Njihuni me Ekipin e TechiRedon Xhaferllari – IT Support“The biggest room in the world is the room for improvement.”Redon...
20/02/2023

Njihuni me Ekipin e Techi

Redon Xhaferllari – IT Support
“The biggest room in the world is the room for improvement.”

Redoni ka pĂ«rfunduar studimet profesionale 2 vjecare “Specialist Rrjetesh Kompjuterike, pranĂ« Universitetit AleksandĂ«r Moisiu DurrĂ«s.
Me dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’u thelluar mĂ« tej nĂ« fushĂ«n e teknologjisĂ« nisi studimet nĂ« Bachelor “InformatikĂ«-Anglisht”, pranĂ« UAMD.
Ka ndjekur njĂ« sĂ«rĂ« trajnimesh nĂ« fushĂ«n e teknologjisĂ« nga European Learning Center, Crystal Talent Solutions Course “Java” etj.
Ai ka kryer njĂ« periudhĂ« internshipi “Programi KombĂ«tar i Praktikave tĂ« PunĂ«s” pranĂ« BashkisĂ« DurrĂ«s. Ka punuar si NdihmĂ«s Teknik Rrjeti pranĂ« Nisatel dhe si Specialist GIS pĂ«r censin e popullsisĂ« dhe tĂ« banesave pranĂ« INSTAT DurrĂ«s.
Me mĂ« shumĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r rritje profesionale Redoni vendosi t’i bashkohet ekipit tĂ« Techi shpk.
Pasionet e tij janë ecja në natyrë dhe eksplorimi i vendeve të reja.

Address

Rruga Abdyl Frasheri
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Techi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share