16/04/2022
TENDER NDERKOMBETAR PER SHTRIM PLLAKASH
- fejton -
Banoret dhe pronaret e rruges " Myslim Shyri" ne Tirane, me ne fund, pasi ju iku durimi kacafiu, vendosen te krijojne nje fond solidariteti per rishtrimin e pllakave ne te dy anet e trotuuareve te kesaj shetitoreje fantastike e te gjelberuar si ne Europe.
Ne te vertete pllakat jane , por sic duket, firma qe kishte fituar tendertin ketu e nja dhjete vite me pare,i leshoi ato , i vendosi rresht pas rreshti, la edhe ca togje zhavori te holle dhe iku.Sic duket , fitoi ndonje tender tjeter te bashkise dhe , natyrisht, nuk kishte kohe te merrej me dy fronte pune ne te njejten kohe.Ne fund te fundit rruget shtrohen e zbukurohen per njerezit dhe keta zoterinjte nuk ka pse te bejne sehir.Le t'i perveshin edhe ata menget ! Kurre nuk vdes njeriu nga puna.
Priten e priten firmen qe kishte fituar tenderin ate bote, por ishte e kote. Emrin e firmes dhe te administratorit te saj vetem bashkia mund ta gjeje nese ka ne rregull arkivat e tenderave qe zhvillon per lloj -lloj sherbimesh, Te pakten ta pyesin ate zoterine: Ore, burre i dheut , parate i more qindarke me qindarke, po pllakat pse nuk i shtrove dhe pse nuk i mbertheve me llac e cimento qe mos leviznin te pakten per nja njezete vite. Por kjo nuk ndodhi. Priten banoret dhe te zotet e dyqaneve e bizneseve disa muaj, por askush nuk u duk. Atehere disa thane: Kur te behet daja halle do te vije firma! Dhe te gjithe perveshen menget! Secili shtroi pllakat ne sinorin e vet perpara dyqanit , ama keta burra ishin te gjithe amatore! Ju hodhen uje , i vune pllakat sere-sere dhe kujtuan se shpetuan. Por nuk ishte e thene qe prapesia te vihej ne rregull. Amatoret si amatoret ! Disa pllaka ende qendrojne e nuk levizin, por gjysmat hidhen perpjete sapo te shkelesh mbi to.Nuk kemi filmuar sesa burra e gra kane rene per t**e.Nuk kemi ndonje evidence te plote nese jane thyer kembe e dyar ! Ama , populli ulerin mengjes e darke dhe me teper kur bie sjhi me shtamba.Sapo shkel, pllakat kercejne bashk me sterkala dheu e llaci dhe te bejne helaq. Aq sa duhet te kthehesh ne shtepi per te nderruar pantallonat.Keta jane te ngeshmit . Te tjeret ,qe nguten ,me ndonje leter te lagur bejne sikur pastrohen dhe nxitojne drejt misionit te tyre.. Ata nuk kane kohe per te humbur ! Sepse "The time is many ! " Une , kam nje lutje per te gjithe banoret e kryeqytetit : Nese shohin ndonje burre a grua gjithe llac mbi kepuce ose pantallona , mos i paragjykoni ! Uau ! -te thone , - Jane ata te " Myslym Shyrit " ! Nuk gjeten derman te gjoret ! Per te thene te verteten, here pas here, gjate ketyre dhjete viteve , kane ardhur brigada me jelekverdhe te bashkise. . Cak-cuk bejne neper pllaka , rregullojne dy dhe prishin tre ! Po te behet preventivi i shpenzimeve shtese qe ka bere bashkia nder vite mund te dale ndonje vlere e barabarte me ate te fondit limit te tenderit. Besoj te gjithe e keni degjuar kur kaloni tek " M Shyri" kengen
... O, dervish ! O, dervish !
Sot bej e neser prish,
Qe pa pune te mos rrish...
Kjo eshte kenge e vjeter . Me te moshuarve besoj u kujtohet kjo kenge qe kendonin te gjithe punetoret e ndermarrjes komunale atebote.More , lere kengen. Ate faturen a ja kane cuar asaj firmes qe fitoi tenderin !? Gjithe punimet shtese duhet ti paguaje ajo ! Pike ! Nese nuk i ka paguar , ti paguiaje qindarke me qindarke. Dhe taksat tona le te vene per ndonje pune tjeter .Eh, kush ja ka ngene ketyre llogjeve te mia...!
Me se fundi erdhi nje lajm i mire ! Rruga " M Shyri" eshte nje nga rruget kryesore te kryeqytetit. Ne kuader te nderimit "Tirana -qytet i rinise europiane" per vitin 2022 dhe per te mos penguar celjen e negociatave me BE-ne , eshte menduar nga udheheqesia e bashkise te shpalle nje tender nderkombetar per shtrimin e pllakave. Ama, nuk e kemi te konfirmuar ende ! Por e besojme sepse ne kuader te 18 javeve nderkombetare te kultures do te ishte ne nderin e bashkise qe ta krente mire e bukur edhe kete pune ! Aty mund te kalojne artiste nga Franca dhe SHBA , nga Kina dhe Izraeli, nga Italia dhe Greqia fqinje..Do te vine artiste nga 18 shtete te botes ! Po sikur te thyeje kemben ndonje soprano nga Kina !? Do thuhet ne te gjithe boten se Shqiperia eshte e vendosur qe ta ktheje mbrapsht ndikimin kinez , nga ky vend i vogel ballkanik. Pra, pllakat e " M Shyrit" mund te behen shkak per nje incident te rende diplomatik ! I lutemi zotit qe kjo te mos ndodhe se... jemi edhe vend anetar i perkohshem ne Keshilin e Sigurimit ! Eh, u bene pllakat e rruges "Myslym Shyri" si historia e kalase se Rozafes. Edhe kur ,ne mes te 100 halleve te tjera! "Topi bamb e Mucua tutje" - i thone kesaj Sa iku termeti, ja valoi pandemia! Sapo behet gati pandemia te na lere shendetin, ja behu Putini ne Ukraine . O , burra te mbledhim ndihma per vellezerit tane qe po i vret cari i Moskes. Nuk dihet se cfare te papriturash te tjera mund te kete gjate vitit , prandaj eshte e mira qe te shpallet nje ore e me pare tenderi nderkomebtar ! Qe te mbaroje kjo histori se do na marre historia e me te drejte mund te na thone : O, vellezer shqipetare, ju nuk jeni te zote te shkroni pllakat ne rruge dhe na kerkoni satelite.. Te keqes i duhet dale perpara ! Qe te pakten te jemi te paret ne rajon per kete punen e sateliteve !
Shpresojme se do te shpallet fitues ndonje firme serioze nga vendet e Bashkimit Europian dhe do vije shpejt dita kur kalimtaret te ecin serbes-serbes ne rrugen e tyre. Eh, me te hene e me te bere eshte mes nje det i tere ! Populli nuk eshte budalla qe i ka thene keto fjale te arta qe kur u shpiken pllakat dhe trotuaret.
Ama shpresa vdes e fundit !
Nga rruga "Myslym Shyri" pa kamera dhe pa foto , korespendenti i gazetes "Ora e Tiranes"
FATOS BACKA