Sinthonia.com është një portal online, biznes - biznes, që lidh ofertues për mallra, materiale dhe shërbime të ndryshme, me blerësit e mundshëm të tyre. Çdo biznes ka nevoje të blejë dhe të shesë, dhe kështu tek sinthonia.com të njëjtin subjekt mund ta gjejmë si në rolin e ofertuesit, ashtu edhe në atë të blerësit.
“Tendero, Oferto, Fito” është një shprehje që përmbledh shërbimin që ne ofrojmë. O
fertuesit mund të fitojne vetem ato kontrata për të cilat kanë informacion dhe për të cilat paraqesin ofertë, dhe sinthonia.com kujdeset që t’u japë subjekteve të regjistruara mundësinë për të marrë gjithë informacionin e duhur për të paraqitur oferta, si dhe hapsirën e nevojshme për të shpallur tendera.
Ç’mund të realizojnë blerësit tek Sinthonia.com?
-Shpallin tendera për mallra, ndërtime apo shërbime, duke përcaktuar afatet, specifikimet teknike, kushtet e kontratës apo kushte të tjera të domosdoshme për ta. Afati për hapjen e ofertës përcaktohet nga vetë blerësi.
-Modifikojnë dokumentat apo kërkesat e tenderit në çdo kohë, pjesërisht apo tërësisht. Sistemi, në mënyrë automatike, njofton subjektet që kanë paraqitur ofertë ose janë interesuar për tenderin, për ndryshimet e tij.
-Shqyrtojnë pyetjet apo vërejtjet e paraqitura nga subjekte të ndryshme të interesuara dhe japin përgjigje sqaruese.
-Anulojnë plotësisht tenderin e shpallur.
Ç’mund të realizojnë ofertuesit tek Sinthonia.com?
-Realizojnë kërkim të detajuar për tendera, sipas kritereve të shumëfishta e të paracaktuara.
-Shqyrtojnë dokumentat e çdo tenderi te shpallur.
-Paraqesin ofertë për çdo tender të shpallur.
-Modifikojnë apo shuajnë në cdo kohë ofertën e paraqitur, deri në përfundim të afatit të tenderit.
Ç’mund të përfitojnë ofertuesit dhe blerësit nga Sinthonia.com?
• Zgjerojnë informacionin mbi tregun.
• Thjeshtojnë dhe shpejtojnë komunikimin.
• Sigurojnë nje proces transparent dhe të sigurtë prokurimi.
• Ulin ndjeshëm kostot. Sinthonia.com mundësohet nga Communication Progress.