123 është një Projekt dhe sipërmarje që u inagurua zyrtarishti më 27 Tetor 2011. Ideja e 123 është një koncept i thjeshtë por shumë i veçantë dhe i gjerë ne influencë. E ndërtuar thjesht dhe në një formë atraktive 123 është një guidë që të merr për krahu dhe të fton të zbulosh qytetin tënd por, jo vetëm. Është njëkohësisht një ndihmës që të lejon gjithashtu të provosh eksperienca të reja, pa u ndj
erë në faj se po harxhon shumë.
123 të lejon të zbulosh qytetin tënd dhe përtej tij, duke të sugjeruar eksperienca të reja që mund të mos i kesh provuar më parë.
123 mbi të gjitha, negocion me bizneset në qytetin tuaj (vendin tuaj), në mënyrë që ju të përfitoni çmimin më të ulët të mundshëm për shërbimet më të mira të mundëshme.
123.al është vendi ku ju mund të gjeni “më te mirën, më të lirën” dhe ju jep mundësine të ndiheni një ditë “Mbret”. Harroni për pak momente fjalët “nuk kam”, “nuk jam”. Ju KENI dhe JENI me 123.
123 ALBANIA SHPK u themelua nga Laidi Ferruni dhe partnerët e tij: Monika Spahivogli, Albiona Alhysa, Enkeleid Llanaj dhe një staf i pazëvendesueshem i cili ben te mundur ardhjen ne jete te ketij projekti. Duke u nisur nga motivimi per t’i ofruar publikut Shqiptar një eksperiencë (ose me saktë një seri eksperiencash të reja), për ta motivuar të provojë një stil jete të ri, për ta levizur nga monotonia e rutinave të krijuara në mënyrë të pavetëdijshme apo për të treguar se Shqipëria nuk është e shëmtuar dhe monotone përkundrazi, në Shqipëri (në ç’do qytet) ka shumë aktivitete dhe mundësi të ndryshme për të eksploruar. Stafi i 123 u përzgjodh me kujdes dhe po zgjerohet dita ditës me objektivin e vetëm që të krijojë një frymë të re për Shqipëtarët, për Shqipërinë...
123 nuk do jetë thjesht një ndërjmetës argëtimi, adrenaline relaksi apo dhjetra emocionesh të tjera, 123 do jetë një katalizator social për gjallërimin e qytetit (vendit) tuaj dhe jetës tuaj. Më shumë eksperienca sociale, më shumë miq të rinj (a nuk është mënyra më e bukur për të bërë njohje të reja kontakti me njerëz në grumbullime sociale e eksperienca të ndryshme). Nga ana tjeter më shumë pasione të zbuluara, më shumë mënyra për të shijuar jetën tuaj, për të ndezur një pasion të vjetër apo për të krijuar një perceptim të ri drejt mundësive që ju ofron vendi juaj dhe ndoshta edhe kufijtë jashte tij...
123 u krijua duke u bazuar në infrastrukturën e modeluar nga gjigandët Amerikanë (Groupon dhe LivingSocial) kombinuar me fizionominë e tregut Shqiptar dhe tipologjinë e konsumatorit Shqiptar. Një studim i kësaj tipologjie tepër interesante, i parapriu krijimit të modelit tonë. I përshtatur për Shqiperinë, i ndërtuar nga Shqipëtarë, 123 vjen në treg me ambicjen për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset të gjejnë njëri-tjetrin në mënyrën më të shëndetshme të mundshme. Nisur nga pasioni i vetë stafit inicues për te patur një stil jete sa më aktiv dhe të
gjallë, 123 synon të krijojë një standart të ri për anëtarët e tij dhe për Shqipërinë në tërësi. Ju ftojmë të bëheni pjesë e ketij komuniteti të gezuar.
123.al - Qyteti juaj më i lirë!