RADIO TIRANA

RADIO TIRANA Tel: 04 222 47 05
Radio Tirana filloi transmetimin më 28 nëntor 1938. ttp://www.rtsh.al/?fq=radio https://sq.wikipedia.org/wiki/Radio_Tirana

Radio Tirana filloi transmetimin e emisioneve më 28 nëntor të vitit 1938, Mbreti Zog përmes një ceremonie inauguroi stacionin e parë radiofonik në Shqipëri me fuqi 3 kilovat dhe me valë të shkurtra 40 metra e pagëzuar me emrin Radio-Tirana. Në mikrofonin e kësaj radioje kanë kaluar zëra nga më të njohurit në artin dhe kulturën shqiptare si Marije Kraja (soprano), Tonin Guraziu (pianist), Tefta Tas

hko Koço (soprano), Lola Gjoka (soprano), Dhora Leka (redaktorja e parë) , Kaliopi Plasari (spikerja e parë), Haki Bejleri (spikeri i parë), Viktori Xhaçka, Kristaq Andoniu, Sterio Spase, Mihal Popi, Besim Lubonja, Kadri Roshi, Reshat Arbana, Vera Zheji, Piro Naçe, Hamdi Sulçebej e mjaft të tjerë. Radio Tirana ka qenë "Akademia" e parë e gjuhës letrare shqipe duke e ruajtur dhe kultivuar atë. Përmes emisioneve të saj informative njohëse, edukative dhe kulturore, ajo ka luajtur një rol të pa zëvëndësueshëm në përçimin e vlerave kulturore të popullit shqiptar. Veç vlerave të saja artistike e kulturore, kjo radio përmban një vlerë kombëtare, arkivin në të cilën ndodhen zëra unike siç është një fjalim i poliedrikut shqiptar Fan Stilian Noli si dhe zëri i 'ambasadorit' të artit shqiptar Aleksandër Moisiu.

19/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sipas studimeve, sot po kthehet në trend social që kur dikush të pyet "Si je?", përgjigjja automatike të jetë "Me vrap, shumë i zënë, i mbytur me punë". Pse jemi bërë një shoqëri që "glorifikon" mbingarkesën dhe lodhjen?

​A: Nga presioni i suksesit
​B: Jemi realisht, detyrimet ekonomike
​C: Për t'u dukur të rëndësishëm

18/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Mbi 22 mijë raportime janë bërë në platformën "Hapësira ime publike". Çfarë ju shqetëson më shumë në hapësirën publike rreth jush?

​A: Zaptimi i trotuareve
​B: Parkimet e gabuara
​C: Mungesa e hapësirave të gjelbra

17/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Çfarë mendoni se ndikon më shumë sot në perceptimin e statusit social të një individi në shoqërinë tonë?

A: Stili i jetesës
​B: Arsimimi dhe integriteti profesional
​C: Rrethi shoqëror dhe pushteti

16/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Studimet e fundit flasin për kalimin nga komunitetet tradicionale kolektive drejt individualizmit urban. Sa e njihni dhe sa komunikoni me komunitetin që ju rrethon?
A: Marrëdhënie shumë të mira
B: Thjesht një përshëndetje
​C: Nuk i njoh fare

15/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sipas një studimi të ri, reklamat në telefon dhe kultura e blerjeve me një klikim po na shtyjnë drejt një konsumizmi ekstrem. Sa për qind e gjërave që keni blerë së fundmi ju duhen vërtet në përditshmëri?

​A) Pothuajse të gjitha
​B) Rreth gjysma e tyre
​C) Një pjesë shumë e vogël

12/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
I keni planifikuar pushime e kësaj vere? Do pushoni brenda apo jashtë vendit? Preferoni më shumë detin apo malin? Jeni më shumë për pushime "pasive" apo "aktive"?

11/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sot është Dita Ndërkombëtare e Lojës, shpallur nga OKB, si mënyrë që fëmijët të shfaqin potencialin e tyre të plotë. Nëse ktheheni pas në kohë, çfarë lojrash kujtoni me nostalgji nga fëmijëria juaj?

10/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sipas studimeve paraja të ndryshon karakterin. Ju si mendoni: të ndryshon karakterin apo nxjerr në pah fytyrën e vërtetë?

09/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Një studim i fundit flet për krizën e empatisë dhe shoqërinë e spektaklit: njerëzit më lehtë bëjnë video se sa ndihmojnë dikë në nevojë. A kemi humbur njerëzoren për disa "like"?

08/06/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sipas studimeve të fundit, sinqeriteti radikal gjithnjë e më shumë po zbehet. A është gjithmonë e moralshme të thuash të vërtetën e plotë, apo ka raste kur një gënjeshtër e bardhë mbron tjetrin më shumë se e vërteta?

Address

Adresa: Rruga Ismail Qemali № 11, Tiranë
Tirana
1000

Telephone

042224705

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RADIO TIRANA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to RADIO TIRANA:

Share