Revista ASA, botim i Qendrës Kulturore ASA (Art Stilim Arkitekturë).
¹•» ASA është një qendër kulturore për promovimin, zhvillimin dhe kualifikimin e të gjithë talenteve të reja nga Shqipëria mbarë trevat shqipfolëse.
²•» ASA u themelua në 1 Maj 2012,
³•» ASA është i pari organizim rinor i
këtij lloji përsa i përketë bashkimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj në fushën e Arteve Figurative, Stilimit dhe Arkitekturës nga Shqipria dhe e gjithë Rajoni.
»» MISIONI ««
• Bashkimi dhe shkëmbimi i eksperiencave midis studentëve dhe profesionistëve të rinj, promovimi i aftësive krijuese të secilit anëtar.
»» VIZIONI ««
• Të jemi një qendër lider për promovimin, zhvillimin dhe kualifikimin e të gjithë talenteve të reja në shoqërinë Shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve të arteve figurative, stilimit dhe arkitekturës, me ndikim në rajon e më gjerë, si dhe një qendër për kërkimin të inovacionit dhe risive më të fundit në drejtimet specifike ku zotërojmë potencial.
»» PROGRAMI ««
• ASA funksionon me një program të vetin i cili synon organizimin e evenimenteve të ndryshme si: ekspozita, konkurse, koloni arti, sfilata, show performaca, workshop, flashmob, intership, seminare etj.
✿ ASA funksionon mbi baza tërsisht vullnetare.
»» STRUKTURA ««
• Organi më i lartë drejtues i qendrës kulturore është Bordi Drejtues (BD) ajo përbëhet:nga: Presidenti, Administratori, Ekonomisti, Juristi, Kuratori.
• Për organizimin, realizimin dhe promovimin e këtyre evenimenteve funksionojnë dy skuadra pune dhe katër departamente:
► Stafi Organizativ (SO)
► Stafi Ekspozues (SE)
»» DEPARTAMENTET ««
№ 1. Departamenti i Gazetarisë, Informacionit dhe Teknologjisë (DGIT)
░░▒▓███ Aktivitetet e Qendrës Kulturore ASA ███▓▒░░
↘
• 1 Maj 2012 "Ekspo Stil Arki ASA"
Ekspo ASA titullohej ekspozita e parë me rastin e Themelimit të ASA-s.
• 24 Nëntor 2012 " 100 Vjet Pavarësi 100 Punime Artistike "
Titullohej konkursi i Qendrës Kulturore ASA për nder të 100 vjetorit të pavarsisë në të cilën u organizua një ekspozitë me piktura dhe makete arkitekture gjithashtu dhe një sfiladë mode.
• 1 Maj 2013 "Ekspo Stil Arki ASA 2"
Ekspozita e organizuar me rastin e përvjetorit të parë të ASA-s, me mbështetjen e Ministrisë së Kluturës u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. " Stil ASA 2" Titullohej sfilata e modës që u organizua ne po te njeten date me rastin e 1-vjetorit të saj në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi.
• Revista ASA
Qendra Kulturore ASA që prej përvjetorit të parë ka publikuar dhe Revistën ASA, e para revistë rinore që promovon profesionistët e rinj dhe studentët e Arteve Figurative, Stilimit dhe Arkitekturës në Shqipëri dhe mbarë trevat Shqipfolëse.
23-29 Shtator 2013 Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA) Edicioni i 8
• 23 Shtator 2013 “Ekspozitë Pikture & Arkitekture ”
Ishte ekspozita e pikturës dhe arkitekturës ajo që bëri hapjen e edicionit të 8 të Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri ku artistët dhe arkitektët pjesmarrës prezantuan punimet e tyre me temë mbi të Drejtat e Njeriut.
• 26 Shtator 2013 “Show Performancë ”
“Kundra Dhunës Ndaj Grave” ishte tema që stilistët pjesmarrës kishin punuar për të zhvilluar një show performancë për publikun qe ndoqi Festivalin e Filmit, duke përcuar mesazhe të forta nga balerinat dhe modelet dhe që aktruan mbi skenë.
• 25 Tetor 2013 “Ekspozitë dhe Show Performance në Prishtinë”
U zhvillua ekspozita e parë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, si një rrugëtim i ekspozitës dhe show performancës së zhvilluar gjatë javës së IHRFFA në edicionin e tetë të saj, ku morën pjesë dhe shumë artistë të rinj gjithashtu u zhvillua dhe ceremonia e shpërndarjes se certifikatave.
• 1 Maj 2014 "Ekspo Stil Arki ASA 3"
Me rastin e 2-vjetorit të qendrës kulturore ASA u organizuan dy aktivitete njëkohësisht , aktiviteti i parë ishte ishte sfilata e modës ndërsa aktiviteti i dytë ekspozita e pikturës dhe arkitekturës e cila me mbështetjen e Tirana Ekpsres u zhvillua në ambientet e saj.
• 5 Qershor 2014 Flash Mob në “Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit”
Qendra Kulturore ASA në bashkëpunim me Qendra rinore "Pa Kufi"dhe mbështetjes së AMC dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza" organizoj Flash Mob në "Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit" ku nëpërmjet këtij aktiviteti të rinjtë e të dyja qendrave përçuan për udhëtarët si dhe vizitorët e shumtë që ndoqën aktvitetin mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.
– Shih më shumë në:
➨http://www.klubiasa.org/about/
p.s freskimi i të dhënat u bë së fundmi në Qershor 2014'