04/02/2025
Imagjinoni të ndizni kompjuterin dhe të shihni këtë mesazh:
"Të dhënat tuaja janë të enkriptuara. Paguani $1,000 në Bitcoin ose mund ti thoni mirupafshim te dhënave që kish*t në kompjuterin tuaj".
Të dhënat tuaja janë marrë "peng" nga një Ransomware, i cili është një nga kërcënimet më të rrezikshme në sigurinë kibernetike.
🔹 Po çfarë është një Ransomware?
Ransomware është një lloj malware-i (na zhargon mund ta quajmë një virus) që enkripton të dhënat tuaja dhe kërkon një pagesë për t’i rikthyer ato. Hakerat e shpërndajnë atë përmes email-eve phishing, ose duke përfituar nga sisteme të pa mbrojtura.
🔹 Pse duhet të shqetësoheni?
❗Ransomware, duke "marrë peng" kompjuterin apo serverin tuaj, mund të ndalojë plotësisht operacionet e biznesit, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare.
❗Nëse nuk keni një backup të të dhënave tuaja, ato mund të humbasin përgjithmonë.
❗Edhe nëse paguani, nuk ka asnje garanci që hakerat do t’ju rikthejnë të dhënat tuaja.
🔹 Si të mbroheni?
✅ Kryeni rregullisht backup të të dhënave dhe ruajeni atë në një vënd të sigurtë.
✅ Mos hapni email-e apo të klikoni mbi skedarë (file) për të cilat nuk jeni të sigurtë se cili ju a ka dërguar.
✅ Kryeni GJITHMONË përditësimet e aplikacioneve dhe sistemeve të operimit.
✅ Përdorni aplikacione sigurie si antivirusët, për të mbrojtur pajisjet tuaja.
Sulmet ransomware po shtohen çdo ditë, por me masat e duhura mund ta shmangni rrezikun. Mbrojtja është gjithmonë më e lirë se të paguash një haker.