Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit ka këto objektiva dhe detyra:
a – Të zhvillojë, promovojë, kontrollojë dhe rregullojë aktivitetin sportiv të shoqatave dhe klubeve të FSHBS-së, në të gjitha format e tij e në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me statutin e saj;
b – Të ndihmojë në mënyrë te kualifikuar në rritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis an
tarëve të federatës si dhe të mbrojë të drejtat e anëtarëve të saj dhe të kujdeset për zgjidhjen e problemeve tekniko-organizative, sportive duke u mbështetur në statutin, rregullore të saj, legjislacionin Shqiptar si dhe aktet ligjore ndërkombëtare të veprimtarise së sportit të Bilardos, Snookerit dhe Karambolit. c- Të drejtojë dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e të gjithë gjyqtarëve të FSHBS, kombëtare e ndërkombëtare të aderuar në federatë;
d- Të organizojë Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë dhe të shpallë “Ekipin Kampion Kombëtar” dhe “Ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë” në sportin e Bilardos, Snookerit dhe Karambolit;
e – Të përfaqësojë Republikën e Shqipërisë në federatat ndërkombëtare të Bilardos, Snookerit dhe Karambolit. f – Të organizojë dhe drejtojë ekipet kombëtare si dhe të marrë pjesë në veprimtaritë sportive ndërkombëtare ose të autorizojë pjesëmarrjen e anëtarëve të saj në këto veprimtari. g – Të organizojë në Republikën e Shqipërisë veprimtari sportive ndërkombëtare dhe të japë leje për organizimin e tyre nga/për anëtarët e saj.