Radio Dukagjini - Videos

Radio Dukagjini - Videos Jepi jetë biznesit tënd,
reklamo në Radio Dukagjini
+383 43 777 022 Filluam si radio lokale, me drejtor Agim Lluka dhe kryeredaktor Feim
Kurhasani.

Radio Dukagjini është radiostacion privat, komercial, i cili transmeton
programin në rrjetin tokësor dhe internet 24 orë.
Çdo gjë filloi në vitin 1999. Programi i parë eksperimental që përmbante vetëm muzikë dhe sigla filloi me frekuencen 106.3, me datën 16 shtator 1999. Ndërkohë vetëm javë më vonë, 3 tetor, filloi transmetimi i parë me skemë programore të rregullt, transmetuar nga ora 08:00 e mën

gjesit deri në orën 01:00 pas mesnate që përmbante kryesisht programe muzikore, programe foljore dhe kontaktuese. Në këto fillimit e arta e plot entuziazëm pjesë e Radio Dukagjinit ishin një
numër i vogël i të punësuarve por që puna e tyre kurorëzoi sukseset e
njëpasnjëshme. Në vitin 2001 Radio Dukagjini nga një radio lokale kalon në një radio
kombëtare e cila vetëm pas një viti në sondazhin e parë të zhvilluar nga
agjensioni amerikan Irex për media është shpallur radio më e degjuar në
Kosovë dhe e tillë vazhdon të jetë edhe sot. Pikerisht nga viti 2001 Radio Dukagjini krijon dhe transmeton nga dy
studio, në Prishtinë dhe Pejë. Programi i Radio Dukagjinit është i organizuar në këto sektore:
- Redaksia e programeve informative
- Redaksia e programeve zbavitëse
- Redaksia e programeve muzikore
- Detapartamenti i sh*tjes dhe administrata
- Produksioni

Me një audiencë në mbarë botën, falë zhvillimit të teknologjisë, me një
gërshëtim të përvojës së të punësuarve të parë dhe me të rinjëve të fundit, me programe për të gjithë. Me një paanshmëri dhe objektivitet. Jo vetëm kaq. Me një sukses të palëkundur kemi punuar dhe arritur që dëgjuesi të jetë pjesë aktive e Radio Dukagjinit, duke besuar në ne, me vlerësimet, kritikat, sugjerimet dhe propozimet e tyre. E gjitha kjo dëgjohet dhe përjetohet me dashuri përveç në frekuencat si në hartë gjithashtu edhe në të gjitha rrjetet sociale. Dhe kur Radio Dukagjini shënon çerek shekulli punë, e gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin tuaj dëgjues të dashur dhe të gjithë ju
bashkëpunëtorë. Tashmë në këtë institucion po krijohet brezi i tretë dhe vlenë të përmendet që udhëhiqet nga një grua, Edita Doli-Muhaxhiri. Prandaj gjëra të mëdha ndodhin atëherë kur bashkëveprojmë!

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në perëndim të Kroacisë.Policia kroate ko...
04/06/2026

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në perëndim të Kroacisë.

Policia kroate konfirmoi se aeroplani është rrëzuar në zonën Campanozh, midis rajoneve Kashtijun dhe Medulin, pranë aeroportit sportiv të Medulinit.

Bëhet fjalë për një aeroplan të vogël gjerman që ishte nisur nga Austria me destinacion Medulinin, raportojnë mediat kroate duke cituar burime jozyrtare.

Siç njoftohet, më shumë detaje për aksidentin pritet të bëhen të ditura në mbrëmje, pas mbërritjes së hetuesve të Agjencisë për Hetimin e Aksidenteve në Trafikun Ajror, Detar dhe Hekurudhor (AIN).

Shërbimet emergjente kanë dalë në vendngjarje për të ndërmarrë masat dhe veprimet e nevojshme.

Hetimet për aksidentin janë duke vazhduar.

Qytetarët janë njoftuar se hedhja e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësira publike do të ndëshkohet me gjobë prej ...
04/06/2026

Qytetarët janë njoftuar se hedhja e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësira publike do të ndëshkohet me gjobë prej 300 eurosh, ndërsa shkelësi do të obligohet edhe t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura.

Sipas njoftimit, nuk do të ketë tolerim për ndotësit, ndërsa qytetarët ftohen të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë në Kryeqytet.

“Kushdo që hedh mbeturina vëllimore apo inerte në hapësira publike do të gjobitet me 300 euro dhe do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar që shkelësit t’i raportojnë përmes numrave pa pagesë: 0800 12233 dhe 0800 12244.

04/06/2026

“I vetmi vend ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha trazimet e dashurisë është…”

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona që dyshohen për bixhoz të paligjshëm.Sipas njoftimit, prangosja e tyre ka ardh...
04/06/2026

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona që dyshohen për bixhoz të paligjshëm.

Sipas njoftimit, prangosja e tyre ka ardhur pas një bastisje në një lokacion në fshatin Pozheran të Vitisë.

Aksioni është realizuar pas dyshimeve se në këtë lokacion po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme që ndërlidhet me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

“Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të lartcekur, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale.”, thuhet në njoftim.

04/06/2026

“144 garues vijnë në mesin e tyre edhe katër shtete që nuk e njohin Kosovën” / Avni Nuha, kryetar i FÇK-së

04/06/2026

“Serbia votoi pro organizimi të kampionatit ballkanik të çiklizmit në Kosovë, por nuk dërgoi garues” / Avni Nuha, kryetar i FÇK-së

Një grua ka raportuar në Polici se i kanë humbur telefoni mobil dhe portofoli derisa ndodhej në rrugën “Kolashini” në Mi...
04/06/2026

Një grua ka raportuar në Polici se i kanë humbur telefoni mobil dhe portofoli derisa ndodhej në rrugën “Kolashini” në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 3 qershor 2026, ndërsa në portofol ndodhej edhe një shumë parash.

Më vonë, rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.R., i cili ka njoftuar se telefoni dhe portofoli ishin gjetur nga babai i tij. Sipas policisë, ai kishte sjellë sendet e gjetura në stacionin policor me udhëzimin e babait të tij.

Pas procedurave të verifikimit, zyrtarët policorë kanë kthyer telefonin, portofolin dhe paratë tek pronarja e tyre.

Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë njoftuar se këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, do të jetë një nga këngëta...
04/06/2026

Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë njoftuar se këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, do të jetë një nga këngëtaret kryesore të edicionit të këtij viti. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale të festivalit, ku u konfirmua pjesëmarrja e artistes amerikane gjatë bisedës së saj me Dua Lipën.

Sunny Hill Festival, i cili mbahet çdo vit në Prishtinë, pritet të sjellë një nga edicionet më të mëdha deri më tani, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe më gjerë.

Biletat tashmë janë në sh*tje përmes linkut zyrtar të festivalit.

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni p...
04/06/2026

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa një tjetër punonjës policie mbeti i plagosur rëndë.

Në një prononcim për mediat nga Spitali i Traumës, Hita e cilësoi këtë një ditë të dhimbshme për Policinë e Shtetit, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e efektivit të ndjerë.

“Sot është një ditë e trishtuar për Policinë e Shtetit. Ne humbëm një koleg të mrekullueshëm, një baba të përkushtuar dhe Policia e Shtetit humbi një nga shërbëtorët e saj. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur rëndë edhe një tjetër efektiv policie”, u shpreh ai.

“Është një ngjarje që të lë pa fjalë. Nuk do të doja të isha sot para jush në këto rrethana”, shtoi Hita.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku një efektiv i “Shqiponjave” humbi jetë...
04/06/2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku një efektiv i “Shqiponjave” humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar për drogë.

Rama bëri të ditur se efektivi i rënë në krye të detyrës do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e tij dhe uroi shërim të shpejtë për policin tjetër, i cili mbeti i plagosur gjatë aksionit, shkruan rtsh.al, raporton Radio Dukagjini.

Ai e cilësoi operacionin të guximshëm për arrestimin e një të shumëkërkuari, i cili prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë duke u fshehur në zonat malore të Korçës.

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie dhe është plagosur një i dytë. Ndërkohë, pasi hapi zjarr ndaj tyre, u plagos dhe u kap edhe krimineli”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se autori duhet të marrë ndëshkimin maksimal sipas ligjit, ndërsa vlerësoi punën dhe sakrificën e Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit.

“Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkruan Rama.

Një efektiv i forcës “Shqiponja”, 34-vjeçari Enea Mekolli, mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, Maliq, për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Gjatë rrethimit të stanit ku dyshohej se fshihej 43-vjeçari, policia i bëri thirrje të dorëzohej, por ai hapi zjarr ndaj efektivëve, duke vrarë Mekollin dhe plagosur një tjetër punonjës policie, 36-vjeçarin E.A.

Forcat e policisë iu kundërpërgjigjën sulmit, duke plagosur Braçellarin, i cili më pas u arrestua. I kërkuari ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet e 11 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vendngjarje u nis edhe helikopteri i shëndetësisë për transportimin e të plagosurve.

Address

71 Shelton Street
London
WC2H 9JQ

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Dukagjini - Videos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Dukagjini - Videos:

Share