25/08/2026
EDU Sync – Një platformë. Çdo orar shkolle.
(nga: Shkumbin Rrushaj)
Nga përvoja ime në shkolla fillore dhe të mesme, si dhe në projekte evropiane për zhvillimin e kurrikulave, teknologjisë dhe karrierës së mësimdhënësve, krijova EDU Sync për një nevojë konkrete: ta bëjmë organizimin e orarit shkollor më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më transparent.
Platforma ndihmon shkollat të krijojnë dhe menaxhojnë oraret, të reduktojnë gabimet dhe të kenë informacion të qasshëm kurdo që nevojitet.
E konceptuar për realitetin e shkollave në Maqedoninë e Veriut, EDU Sync synon të lidhë teknologjinë me menaxhimin praktik të përditshëm të shkollës.
Më pak kohë për organizim. Më shumë kohë për mësim.
Zgjidhni një mënyrë më moderne për ta menaxhuar ditën shkollore.