Kameleoni

Kameleoni Kameleoni është një agjensi kreative që ofron shërbime si: Logo dhe identitet, Media, Ueb dhe App, Biznes dhe Marketing, Paketime dhe Libra etj...

Si agjensi kreative, Kameleoni e ka kthyer në një traditë dhe përgjegjësi artistike që çdo vit t'i japë një frymë dhe id...
16/07/2026

Si agjensi kreative, Kameleoni e ka kthyer në një traditë dhe përgjegjësi artistike që çdo vit t'i japë një frymë dhe identitet të ri vizual Festivalit Ballkanik të Folklorit të Valleve "OPOJA Vallëzon". Ky rrugëtim kreativ është, mbi të gjitha, një formë e jona për të falënderuar dhe nderuar nga zemra të gjithë organizatorët, kontribuesit dhe mbështetësit që ndër vite kanë mbajtur gjallë këtë ngjarje madhështore kulturore.

Nëse në edicionet e kaluara jemi frymëzuar thellësisht nga detajet dhe motivet e veshjeve tradicionale autoktone të burrave dhe grave të Opojës, këtë vit kemi vendosur të kthejmë sytë nga natyra, nga vetë thelbi dhe "shtëpia" ku kjo mrekulli ndodh.

Subjekti kryesor i këtij edicioni është: Kokrra e Pishës.

Zgjedhja e këtij simboli nuk është e rastësishme. Fshati Bresanë, i cili është zemra e këtij festivali dhe shtëpia e Ansamblit "Bresana", pushon i qetë rrëzë maleve të mbuluara me pisha. Vetë festivali, atmosfera e tij, dhe publiku që mblidhet, frymojnë dhe festojnë nën hijen freskuese të këtyre drunjve. Pisha përfaqëson rrënjët, qëndrueshmërinë dhe mikpritjen e natyrës sonë.

Në dizajnin e këtij viti, kokrra e pishës nuk është thjesht një element natyror, por është ndërtuar si një mozaik i harmonisë. Çdo luspë e kësaj kokrre pishe përfaqëson një kulturë, një flamur dhe një traditë të shteteve të ndryshme që marrin pjesë në këtë edicion. Të gjitha këto ngjyra dhe kombe bashkohen rreth një qendre të përbashkët, duke formuar një trup të vetëm, ashtu siç muzika dhe vallja bashkojnë popujt në paqe dhe harmoni në skenën e "OPOJA Vallëzon".

Për të ruajtur vulën e identitetit tonë si mikpritës dhe krenarinë e Opojës, në të dy anët e kësaj pishe, shfaqen dy valltarë, një djalë dhe një vajzë, të veshur me kostumet tona të mrekullueshme tradicionale. Me lëvizjet e tyre plot jetë e hijeshi, ata i ftojnë të gjitha kulturat e tjera t'i bashkohen valles sonë.

Nga Kameleoni, ky dizajn është një homazh për Bresanën, për natyrën tonë, për diversitetin kulturor, dhe për të gjithë ata që e bëjnë këtë festival të mundur vit pas viti.

Mirë se vini nën hijen e pishave. Mirë se vini në Opojë!

Dizajni fitues i fanellave të Përfaqësueses së Kosovës në minifutboll, që do të përdoren gjatë Kampionatit Evropian nga ...
15/05/2026

Dizajni fitues i fanellave të Përfaqësueses së Kosovës në minifutboll, që do të përdoren gjatë Kampionatit Evropian nga 20–24 maj, i cili do të mbahet në Tiranë. Një fanellë e mbushur me identitet, që shpresojmë të mbulohet edhe nga sukseset e djemve tanë!

Në procesin e dizajnimit të kësaj fanele, kemi synuar të ndërthurim identitetin modern me rrënjët më të lashta të trashëgimisë sonë dardane. Elementi kryesor i kompozimit është Rozeta Dardane me gjashtë petale, një simbol autokton i gjetur në monumente dhe artefakte arkeologjike në Kosovë, i cili përfaqëson jetën, dritën dhe përjetësinë. E vendosur në zemër të hartës së Kosovës, ajo simbolizon vazhdimësinë e identitetit tonë ndër shekuj dhe lidhjen e pandashme mes historisë së lashtë dhe realitetit të sotëm.

Rreth saj kemi integruar motivin e Labirintit Dardan, të frymëzuar nga gjetja unike arkeologjike e njohur si “Labirinti i Smirës”, që simbolizon rrugëtimin, mençurinë dhe mbrojtjen shpirtërore. Ndërsa rrezet që shpërndahen nga qendra drejt skajeve i japin dizajnit energji dhe jetë, duke përfaqësuar dritën, forcën dhe krenarinë e një populli me histori të lashtë. Çdo element është menduar me kujdes që kjo fanellë të mos jetë vetëm një veshje sportive, por një paraqitje vizuale e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Klienti: Socca Kosova
Shërbimi: Aksesor & Ilustrime (Fanelë);

[email protected]
+383 49 56 23 37
www.kameleoni.al

Address

Luftëtarët E Lirisë
Bresanë
22050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kameleoni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share