Fshati Gaçkë

Fshati Gaçkë FAQJA ZYRTARE E FSHATI GAÇKË, BURRNIK

Nr.37 me procesverbal 16/12/23 me vendim të kryetarit KKF.

Konkurs Për regjistrimin e femive IP “Ardhmëria Jonë” Greme
01/07/2026

Konkurs

Për regjistrimin e femive
IP “Ardhmëria Jonë” Greme

01/07/2026
29/06/2026
NJOFTIMJu njoftojmë se aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave do të vazhdojë edhe nesër, duke filluar nga or...
28/06/2026

NJOFTIM

Ju njoftojmë se aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave do të vazhdojë edhe nesër, duke filluar nga ora 17:00, në koordinim me hoxhën Ardian Sejdiu.

Ftojmë të gjithë bashkëvendasit që kanë mundësi t’i përgjigjen kësaj thirrjeje dhe të japin kontributin e tyre në këtë aksion vullnetar, në të mirën e përbashkët.

Faleminderit për mirëkuptimin, mbështetjen dhe angazhimin tuaj.

Zoti ju shpërbleftë të gjithëve! 🤲
Ardian Sejdiu

NJOFTIM Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë vullnetarët që iu bashkuan aksionit për pastr...
28/06/2026

NJOFTIM

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë vullnetarët që iu bashkuan aksionit për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të fshatit Gaçkë. Kontributi, përkushtimi dhe solidariteti juaj janë dëshmi e përgjegjësisë dhe respektit që kemi ndaj vendprehjes së të dashurve tanë.

Falënderim i veçantë i dedikohet teologut, hoxhë Ardian Sejdiu, si dhe Kryesisë së Xhamisë së Gaçkës “Koha”, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në këtë iniciativë me vlerë për komunitetin tonë.

Ftojmë edhe bashkëfshatarët e tjerë që kanë mundësi t’i bashkohen këtij aksioni, i cili do të vazhdojë edhe nesër, më 29.06.2026, duke filluar nga ora 17:00, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë në ruajtjen, pastërtinë dhe mirëmbajtjen e varrezave të fshatit tonë.

Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që me vullnet të mirë japin kontribut për të mirën e fshatit tonë!

Me respekt,

Kryetari i Fshatit Gaçkë
Ilir Shabani

26/06/2026

DREJTORIA PËR SHËRBIME PUBLIKE DHE EMERGJENCË

APEL PËR QYTETARËT

TË NDERUAR QYTETARË!

Kemi hyrë në sezonin e verës, periudhë gjatë së cilës fillon edhe fushata e korrje-shirjeve. Kjo periudhë pritet të karakterizohet me temperatura të larta, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në sipërfaqe të hapura, pyjore dhe fushore.

Me qëllim të parandalimit të zjarreve dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit.

APELOJMË

Të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes dhe vigjilencë maksimale, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Gjithashtu, në rast të vërejtjes së ndonjë zjarri, të bëjnë njoftimin dhe alarmimin me kohë pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe, nëse kushtet e lejojnë dhe pa rrezikuar jetën e tyre, të kontribuojnë në përpjekjet fillestare për shuarjen e tij.

TË NDERUAR QYTETARË!

Çdo rast të zjarrit mund ta raportoni në:

Qendrën Operative Emergjente në Ferizaj, përmes numrit unik të emergjencës 112. Ky numër mund të thirret pa prefiks nga çdo pjesë e Komunës së Ferizajt.

Njësinë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit, në numrin 193 (telefon fiks ose celular). Thirrjet janë pa pagesë.

VËREJTJE

Zjarrvëniet e qëllimshme, si dhe zjarret e shkaktuara nga pakujdesia, përbëjnë vepër penale dhe sanksionohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Alberton Sahiti

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë

Urime suksese Liridon Selimi!
24/06/2026

Urime suksese Liridon Selimi!

KAPITENI VAZHDON ME NE! 💙🤍

Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe për një sezon me kapitenin e skuadrës, Lindon Selimi.

Selimi ishte një nga lojtarët kyç në sukseset e ekipit gjatë sezonit të kaluar, duke udhëhequr skuadrën me përkushtim, karakter dhe përgjegjësi si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Jemi të lumtur që kapiteni ynë do të vazhdojë të jetë pjesë e rrugëtimit tonë dhe e objektivave që kemi për sezonin e ri.

Së bashku vazhdojmë më të fortë! 💪⚽

NjoftimTë dashur bashkëvendas të fshatit Gaçkë,Të dielën, më datë 28.06.2026, nga ora 09:00, organizojmë një aksion të p...
24/06/2026

Njoftim

Të dashur bashkëvendas të fshatit Gaçkë,

Të dielën, më datë 28.06.2026, nga ora 09:00, organizojmë një aksion të përbashkët me Hoxhën Ardian Sejdiu dhe stafin e Xhamisë Koha për kositjen e barit dhe pastrimin e varrezave të fshatit.

Ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi t’i bashkangjiten këtij aksioni për mirëmbajtjen dhe pastrimin e varrezave të fshatit tonë.

Ju lutemi që me vete të merrni mjetet tuaja të punës, sidomos trimerat ose kosat e barit.

Me respekt,
Ilir Shabani
Kryetar i Fshatit Gaçkë dhe Burrnik

Reagim ndaj KEDS-it 💡Banorët e fshatit Gaçkë shprehin shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e rrjetit energjetik në këtë...
24/06/2026

Reagim ndaj KEDS-it 💡

Banorët e fshatit Gaçkë shprehin shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e rrjetit energjetik në këtë zonë.

Është e papranueshme që, përveç rritjes së tarifave të energjisë elektrike, qytetarët të përballen vazhdimisht me ndërprerje të gjata të furnizimit me energji, të cilat zgjasin me orë të tëra dhe shkaktojnë vështirësi në jetën e përditshme.

Po ashtu, një numër i konsiderueshëm i shtyllave elektrike janë të amortizuara dhe të vjetruara prej shumë vitesh, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe të pronave pranë tyre.

Kërkojmë nga KEDS-i që të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në këtë zonë, përfshirë zëvendësimin e shtyllave të dëmtuara dhe rritjen e besueshmërisë së rrjetit.

Njëkohësisht, kërkojmë që linjat e furnizimit dhe trafostacionet të organizohen në mënyrë të tillë që defektet e vogla në fshatin Burrnik të mos shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike edhe për banorët e Gaçkës së Epërme, dhe për lagjën e qallagve.

Presim reagim dhe veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse për garantimin e një furnizimi të sigurt dhe cilësor me energji elektrike për të gjithë qytetarët.

KEDS Energy Keds

Address

Gaçkë
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Gaçkë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share