25/11/2025
Konkurs Pune: Project Assistant (2 pozita)
Kompania jonë po kërkon dy persona energjikë dhe të motivuar për rolin e Project Assistant.
Ky është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të zhvillojnë karrierën e tyre në fushën e financave, kontabilitetit dhe implementimit të sistemeve ERP.
Kush jemi ne
Ne jemi një ekip dinamik që beson në inovacion, bashkëpunim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Ofrojmë një ambient pune miqësor dhe profesional, ku idetë e reja vlerësohen dhe ku secili ka mundësi të rritet.
Për ne, investimi në njerëz është po aq i rëndësishëm sa investimi në teknologji.
Kriteret e kërkuara
• Njohuri të kontabilitetit dhe financës
• Të kenë përfunduar Fakultetin Ekonomik ose të jenë afër përfundimit
• Certifikimet profesionale përbëjnë përparësi
• Njohuri mbi proceset dhe operacionet e biznesit
• Patentë shoferi – kategoria B
• Njohuri të gjuhës angleze
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi
• Njohja e sistemit NAVISION/Business Central apo sistemeve tjera ERP është përparësi
Detyrat kryesore
• Ndihmon menaxherët e projekteve në implementimin e sistemit Business Central
• Pjesëmarrja në analizën e biznesit të klientëve
• Marrja e kërkesave nga klienti dhe transmetimi i tyre tek ekipi zhvillues
• Pjesëmarrja në trajnimin e stafit të klientit dhe mbështetje gjatë procesit
Çfarë ofrojmë
• Trajnime të vazhdueshme profesionale dhe certifikime të mbështetura nga kompania
• Mundësi avancimi në karrierë dhe zhvillim personal
• Ambient pune bashkëpunues dhe motivues
• Projekte interesante me klientë vendorë dhe ndërkombëtarë
Si të aplikoni
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në adresën e emailit: [email protected]
Afati i aplikimit: 15.12.2025
Call now to connect with business.