08/01/2021
Kemi nevoj për njerz me mendje t'ndriçume, që e shohin botën qysh osht' edhe besojnë se munden me ndryshu për të mirë me punë dhe kreativitet!
Na jemi n'qender t'Pejës kështu që banorët e Pejës do të kenë përparësi.
Për shkak t'rrethanave t'krijume me COVID-19, puna remotely ose prej shpisë osht' e pranueshme.
Aftësitë/Tiparet/Stack:
- MERN, MEAN, MEVN;
Ose: Mobile (Android, iOS, etc)
Ose: .Net (core, ASP.NET MVC, ASP.NET forms, etc)
Ose: devops (dockers, kubernetes, etc)
Ose: IT Infrastructure (servers, networks, etc)
Ose: Super aftësi menagjeriale me njohuri n'projektet e IT's
Ose: Unity
Ose: Graphic designer
Përparësitë:
- Problem solving mindset
- Mathematical thinking
- Open to learn new things
- Banking experience
Ne ofrojmë:
- Punë me projekte inovative
- Kontrate vjetore dhe pas vitit të parë kontratë të ripertrishme shumëvjeçare
- Kompenzim financiar bazë shumë kompetitiv duke u bazuar në aftësitë tuaja
- Bonuse pas çdo përfundimi të projektit
- Antarësim vjetor në Boreas Crossfit
- Sigurim shëndetsor
- Trajnime të ndryshme sipas nevojës
Nëse nuk keni përvojë paraprake e mendoni (ose ju ka thonë dikush) se jeni t'jashtëzakonshëm n'sferën e teknologjisë ose se keni problem mi zgjidh problemet e komplikume thjeshtë (ju kap shpejtë), mos hezitoni, të gjithë kemi fillu diku, kjo mund të jetë mundësia juaj, veç a jeni t'gatshëm me pa përtej!
Na jemi n'biznis t'zgjidhjeve t'problemeve botnore, kështu që shumë gjuhësia (Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Serbisht etj) është e mirë se ardhur!
Nëse mendoni se ju jeni t'gatshëm t'jeni pjesë e së ardhmes, na dergoni CV'n në [email protected] apo na shkruni mesazh që të fillojmë diskutimin!
Lirisht shpërndajeni nëse mendoni se njihni dikënd që kish me qenë i interesum!
Ndihemi!