Boshti

Boshti Kompani per Zhvillimin e Softvereve Kompania “BOSHTI”, pasardhëse e kompanisë “General Software” operon në treg që nga viti 2009.

Kapacitetet tona bazohen në aftësinë e ekipit për të kuptuar nevojat e konsumatorëve dhe implementuar zgjidhje komplekse, ndërkohë që kompleksiteti i implementimit nuk e cënon në asnjë mënyrë thjeshtësinë e produktit final. Produkti mbetet i thjeshtë për t’u kuptuar dhe i lehtë për t’u përdorur. Ekipi i kompanisë përfshin profesionistë të fushave të ndryshme, duke filluar nga programerë me njohuri

të avancuara në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe profesionistë të fushave të tjera me përvojë në fushën e biznesit, kontabilitetit, institucioneve financiare, dizajnit dhe fushave të ndryshme sociale. Angazhimi ynë i deritashëm përfshin projekte në fushën e shërbimeve financiare, aplikacioneve sociale dhe arkitekturë gjenerative. Ne bëjmë përpjekje të pandalshme që t’i gërshetojmë përvojat e ndryshme ashtu që të përshtatim nevojat e klientëve me mundësitë teknologjike në mënyrën më të mirë të mundshme.

BOSHTI PAGA 5 PROPaga dhe Burime Njerëzore në një aplikacionQindra biznese dhe organizata në Kosovë i menaxhojnë pagat m...
12/08/2026

BOSHTI PAGA 5 PRO
Paga dhe Burime Njerëzore në një aplikacion

Qindra biznese dhe organizata në Kosovë i menaxhojnë pagat me programet BOSHTI – nga bizneset e vogla deri te kompanitë me qindra punonjës.

Kurseni kohë në përllogaritjen e pagave dhe automatizoni punët që përsëriten çdo muaj.

💰 LLOGARITJA E PAGAVE

✓ Llogaritja sipas pagës mujore ose çmimit për orë
✓ Llogaritja sipas orëve të rregullta dhe orëve shtesë
✓ Neto → Bruto dhe Bruto → Neto
✓ Punonjës primarë dhe sekondarë
✓ Punonjës të liruar nga tatimi ose kontributet pensionale
✓ Orar i plotë dhe jo i plotë
✓ Punonjës që fillojnë ose ndërpresin punën gjatë muajit
✓ Shtesa dhe ndalesa në pagë
✓ Bartja e pagës nga muaji paraprak

🧮 KALKULATORI I MENÇUR – ALL IN ONE

Kalkulatori komunikon drejtpërdrejt me Listën e Pagave dhe mundëson kryerjen e llogaritjeve të ndryshme pa pasur nevojë për kalkulime të veçanta.

📤 EDI – GATI PËR ATK

Deklarimi elektronik eksportohet në Excel në format të gatshëm për ngarkim në sistemin EDI të ATK-së.

🏦 PAGESAT PËRMES BANKËS

Urdhërpagesat bankare eksportohen në Excel dhe përgatiten për transferimin elektronik të pagave.

📊 RAPORTE TË DETAJUARA

✓ Lista mujore e pagave
✓ Lista vjetore për të gjithë punonjësit
✓ Dëshmi page për secilin punonjës
✓ Libri i kontributeve
✓ Statistika mujore dhe vjetore
✓ Eksportimi i raporteve në Excel

👥 BURIME NJERËZORE

Dokumentet krijohen dhe plotësohen automatikisht në Word me të dhënat e punonjësit:

✓ Kontrata e Punës
✓ Kontrata për punonjës sekondar
✓ Vendim për Ndërprerje të Punës
✓ Vërtetim Pune
✓ Vendim për Pushim Vjetor
✓ Vendim për Pushim Mjekësor
✓ Vendim për Pushim të Lehonisë
✓ Vendim për Lëndim në Punë
✓ Vendim për Pushim pa Pagesë
✓ Vendim për Pushim Special

🎁 BARTJA E TË DHËNAVE – FALAS

Nëse kaloni në Boshti Paga 5 Pro, ju ofrojmë falas bartjen e punonjësve dhe të dhënave të tyre ekzistuese, në mënyrë që të mund të filloni punën menjëherë.

👌 I THJESHTË PËR PËRDORIM

Nuk keni nevojë për manual përdorimi apo trajnim shtesë.

Mjafton një prezantim online rreth 30 minuta nga ana jonë për t'u njohur me programin dhe për të filluar punën.

🎥 SHIKONI PREZANTIMIN E PROGRAMIT
https://www.youtube.com/watch?v=uvrFIPndrkU

Dëshironi ta shihni programin në punë?

Na kontaktoni për një PREZANTIM ONLINE PA OBLIGIM.
📧 [email protected]
💬 Na shkruani me mesazh në Facebook

E shihni programin, bëni pyetjet tuaja dhe pastaj vendosni vetë.

BOSHTI

Llogaritja e pagave me te gjitha rastet e mundshme.Burime Njerezor...

Address

Prishtinë

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 18:00

Telephone

+38344210922

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Boshti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Boshti:

Shortcuts

Share