17/03/2026
Pas më shumë se një dekade përvoje në këshilldhënie zhvillimore dhe strategjike, eksperienca jonë me klientë na ka mësuar se sjellja ekonomike është shpesh më përcaktuese për suksesin sesa vetë asetet që dikush posedon.
Sot, para se të shohim se çfarë mund të bëjnë klientët tanë, insistojmë që ata të mos i bëjnë kurrë këto gabime që e kthejnë suksesin në dështim të sigurt:
a) Ndjekja e modës për prestigj, kur vendimet ekonomike merren për t’u dukur mirë dhe jo për të krijuar vlerë.
b) Nxitimi për të shpenzuar sapo krijohen mjete të lira, në vend që kapitali të alokohet me disiplinë dhe prioritet strategjik.
c) Hyrja në fusha që nuk kuptohen mjaftueshëm, ku entuziazmi zëvendëson analizën dhe përvojën.
d) Rritja e shpejtë pa një bazë të qëndrueshme ekonomike, e cila shpesh e bën biznesin të brishtë që në krizën e parë.
Dhe një bonus: përdorimi i shpenzimeve ekonomike për të dalë në pah si identitet personal është rruga më e shpejtë drejt dështimit.
Në Kostrateg besojmë se kapitali krijon mundësi, por vendimet ekonomike ndërtojnë suksesin. Ne jemi të hapur për ta vënë në praktikë kompetencën tonë.
www.kostrateg.com
[email protected]
+38345111226