18/03/2024
🔥 Ruteri Industrial 4G/LTE, 3G, 2G 📶nga prodhuesi evropian Teltonika Networks është një ruter shumë i fuqishëm, i dizajnuar për kushte kritike dhe rigoroze në industri. E pajisur me 4G/LTE, Wi-Fi, dhe dy porte Ethernet, ky ruter është ideali për konfigurimin primar dhe rezervë në raste emergjencash apo ndërprerjes së njëres prej tyre.
Realizoni projektet tuaja të IoT. Monitoroni dhe menaxhoni pajisjet nga distanca, pa marrë parasysh ku jeni, duke mos llogaritur në sherbimet e internetit me kabëll nga ISP-të. Menaxhimi dhe monitorimi nga distanca mund të kryhen me lehtësi përmes platformës RMS nga Teltonika, pa pasur nevojë për IP publike per pajisjet, duke ju dhënë kontrollin e plotë nga çdo vend.
Përmes saj mund të monitoroni dhe menaxhoni edhe pajisjet përcjellëse që janë të lidhurara në to përmes protokoleve SSH, Telnet, HTTPS, RDS, VNC, SFTP
Ky ruter ofron mbrojtje të lartë të të dhënave përmes protokolleve VPN të shumëllojshme si OpenVPN, IPsec, GRE, PPTP, L2TP, Stunnel, DMVPN, SSTP, ZeroTier, WireGuard, dhe Tinc. Platformat e IoT-së si Cloud of Things, ThingWorx, Cumulocity, dhe Azure IoT Hub janë lehtësisht të integruara për të përmbushur nevojat tuaja.
Gjithashtu, ruteri ofron mbështetje të plotë për protokollin Modbus, duke përfshirë serverin, klientin, RTU (RS232, RS485), TCP, USB duke ju mundësuar të kontrolloni dhe të ndani të dhënat në mënyrë efikase dhe të sigurtë. Për transmetimin e të dhënave, ofrohen shumë opsione si HTTP(S), MQTT, Azure MQTT, dhe Kinesis.