22/10/2024
Tash mundesh me provu vetë se si tingëllon një me fytyra publike nga Kosova! Pyet çfarë të duash dhe merr një përgjigje të gjeneruar në kohë reale.
Me një dizajn që të kujton WhatsApp, së bashku me entuziasten e re të Inteligjencës Artificiale, Laida Abazi, kemi zhvilluar një vegël që e quajtëm 'IntervistaMe'. Kjo platformë të lejon të zgjedhësh një fytyrë publike dhe Inteligjenca Artificiale do të gjenerojë përgjigje me dhe bazuar në të dhënat që modelet e AI kanë mësuar dhe në kërkimet online për situatat aktuale.
Ne e kemi bërë gjenerimin e përgjigjeve dhe të zërit kryesisht në modele TTS (text-to-speech) në gjuhën angleze, por kemi testuar dhe disa modele që japin rezultate premtuese edhe në gjuhën shqipe. Edhe pse përgjigjet dhe zëri mund të tingëllojnë si qëndrimet ose opinione reale të individëve, ato janë krejtësisht të gjeneruara nga AI.
⚠️Kujdes: Këto përgjigje nuk përfaqësojnë mendimet e asnjë personi, politikani apo zhvilluesi. Ky mjet është zhvilluar vetëm për edukim, studim kurioz me të detajuar te AI dhe ndërgjegjësimin e masës për një të ardhme të shpejt. Çdo përdorim i tij për qëllime të paligjshme apo me qëllim të keq është rreptësisht i ndaluar.
Mendimi yt? Komento më poshtë! 🔻